BallinaLajmeMobileshop “Fita” i përgjigjet ankueses, publikon edhe video: Nuk i dhashë telefon...

Mobileshop “Fita” i përgjigjet ankueses, publikon edhe video: Nuk i dhashë telefon të prishur, i kishte rënë ne ujë

Të ngjajshme

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Milner i bën dëm të madh Liverpoolit, i lëndon sulmuesin kryesor

James Milner i ka bërë dëm të madh ish-skuadrës...

Ari Fetahu, pronar i mobileshop “Fita”, ka reaguar pas akuzës publike që një qytetare i ka bërë atij për mashtrim.

Ai pretendon se nuk i ka shitur askujt telefon të prishur. Por, sipas tij ankuesja Vlora K., kishte shkuar të kërkonte garancion për telefonin që i kishte rënë në ujë.

Madje, Fetahu në adresën e “Reporteri.net” ka dërguar një video të kamerave të sigurisë të lokalit të tij, në të cilën shihet edhe ankuesja. Ai thotë se në pamjet e mëposhtme shihet momenti kur ai me telefonin e saj e ka fotografuar telefonin e prishur për t’ia dëshmuar gjendjen e celularit të cilin ankuesja e kishte blerë në dyqanin e tij, e që më pas i ka rënë në ujë.

“Qe me telefon të vetin ja kam fotografuar gjendjen e telefonit që e ka pas të lagtë”, thotë Fetahu në një reagim për Reporteri.net.

Tutje, duke përdorur një fjalor jo të përshtatshëm, Ari Fetahu thotë se se nuk i bën përshtypje ankesa e klientes së tij për telefonin me vlerë 200€.
“Se ta maj një Kosovë me telefona e le ma ata”, thotë ai.

Ndryshe, Vlora K., një ditë më parë, përmes një reagimi në profilin e saj në facebook, ka akuzuar Mobile-Shop “FITA”, i njohur në kryeqytet, se i ka shitur asaj një telefon, pa kupon fiskal, gjoja me garancion. Por, sipas saj, pas pak javësh telefoni i është prishur dhe i është dashur të paguaj shumë para për ta rregulluar, shkruan Reporteri.net.

“Pasi u ballafaqova me këta mashtrues dhe siç rëndom diskutojmë hallet me shoqërinë e kuptova se ishin shumë viktima të mashtrimit dhe vjedhjes si unë nga po të njëjtit por që askush nuk kishte ndërmarr ndonjë hap sepse indiferenca dhe mungesa e shpresës (ngase në këtë vend gjithçka ka shkuar për lesh) i paralizon njerëzit nga ndërmarrja e veprimeve”, shkruan ajo.

“Nuk dua të heshti, dhe nuk dua ta përqafoj indiferencën si mënyrë jetese për të këqijat e vendit tim”.

“Unë rastin e kam paraqitur në polici për mashtrim, në ATK për mos-lëshim të kuponit fiskal dhe në MTI – Departamentin për Mbrojtje të Konsumatorit. Unë sot kam bërë akt patriotik në mbrojtje të vendit”, shkruan Vlora. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz