Mjerimi në QKUK, pacienti bartet me batanije
03·
Qendra Klinike Universitare e Kosovës funksionon ende me kushte të mjerueshme.
Përveç problemeve të shumta me furnizim me barna ku pacientët detyrohen të blejnë edhe gjërat elementare për trajtimin e tyre, në QKU mungojnë edhe pajisjet për bartjen e pacientëve që vijnë me urgjencë, shkruan Gazeta Shneta.
Një ngjarje që shpërfaq kushtet e rënda në QKU ka ndodhur sot kur një pacient shkoi me urgjencë. Familjarët janë detyruar që ta bartin pacientin me batanije, në mungesë të shtretërve ose karrocës.
Lexo edhePDK i përgjigjet LDK-së për caktimin e datës së zgjedhjeve















