HomeLajmeMjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Të ngjajshme

KQZ përmbyll vlerësimin e votave me postë: Miratohen mbi 82 mijë pako, refuzohen rreth 3 mijë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e vlerësimit...

Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti

Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikollovski,...

Vuçiq paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se planifikon të japë...

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Po ashtu për shkak të përleshjes lëndime serioze ka marrë edhe babai i tij, i moshës 57 vjeçare.

Lidhur me rastin ka folur edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Prizrenit, Kujtim Kryeziu.

“Në kohën aktuale kur ka ndodhur kemi pasur disa raste dhe të tjera të kombinuara, mirëpo ky i mund thuajse të gjitha. Rreth orës 12:00 erdhi pacienti së bashku me prindin, me një person më të moshuar. Pacienti i ndjerë kishte lëndim fatal në regjionin e gjoksit, me siguri e prekur zemra ka qenë, i pamundur ka qenë reanimimi i mëtutjeshëm dhe është konstatuar vdekja e pacientit”, tha mjeku për Klan Kosova.

Derisa, për 57 vjeçarin, tha se gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Ndërsa pacienti tjetër më i moshuar rreth moshës 57 vjeçare, ka qenë po ashtu me lëndim në regjonin e gjoksit në anën e majtë, por nuk është prekur zemra. është pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në repartin e Kirurgjisë dhe ende aty është dhe mjekohet. Një pacient është i shtrirë. Gjendja e tij për momentin është stabile, pas intervenimit të kirurgut”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz