HomeLajmeMjeku i njohur, Adriatik Berisha po ecën mirë me vota, lë pas...

Mjeku i njohur, Adriatik Berisha po ecën mirë me vota, lë pas tij figura të njohura të PDK-së

Të ngjajshme

Hematologu Adriatik Berisha ishte pjesë e listës së PDK-së për deputet, në zgjedhjet 7 qershorit.

Berisha kishte marrë vëmendjen e opinionit publik kur kishte shoqëruar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që ai kishte bërë te babai i tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më 13 mars 2025, pasi që i ishte dhënë leja nga Gjykata Speciale, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, Berisha ka qenë edhe një nga mjekët që e ka trajtuar babain e Thaçit, Haxhiun, gjatë kohës sa ai ishte i shtrirë në QKUK.

Nga 24.82 për qind të vendvotimeve të procesuara, Adriatik Berisha ka 3 mijë e 990 vota.

Berisha është i 25-ti me më së shumti vota në PDK, deri më tani./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz