Mitrovicë: Merrte vetura me qira dhe i shiste si të ardhura nga jashtë, arrestohet i dyshuari për tri raste mashtrimi
dp
Lexo edhe10 klientët e parë bileta gratis, Zhitia Turist me një befasi në hapjen e zyrës së re në Pejë
Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Stacionit Policor Jugu kanë zbardhur tri rastet, ku i dyshuari dyshohet se kishte marrë vetura me qira, ndërsa më pas, përmes mashtrimit, i kishte paraqitur ato kinse i kishte sjellë nga jashtë vendit me qëllim të shitjes.
Gjatë hetimeve, policia ka arritur t’i lokalizojë dhe gjejë veturat në lokacione të ndryshme. Pas përfundimit të procedurave ligjore, ato do t’u kthehen pronarëve legjitimë.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lexo edhe10 klientët e parë bileta gratis, Zhitia Turist me një befasi në hapjen e zyrës së re në Pejë
Ndaj tij janë iniciuar tri raste për veprën penale të mashtrimit. /Lajmi.net/