Mitrovicë: Arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë
dp

Lexo edheShala: Rikthimi i zyrtarëve serbë të drejtësisë pas dorëheqjeve krijon precedent të rrezikshëm

Policia në Mitrovicën e Jugut, pas veprimeve operative dhe hetimore, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Sipas hetimeve fillestare, ekzistojnë dyshime të bazuara se i dyshuari, më 18 korrik, rreth orës 01:30, ka sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) një viktimë, mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale.

Lexo edheShala: Rikthimi i zyrtarëve serbë të drejtësisë pas dorëheqjeve krijon precedent të rrezikshëm
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit mashkull madhor i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Hetimet e mëtejme lidhur me rastin janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve.