Misioni “Nënë Tereza” në Indi, akuza për shitje foshnjesh

Një grua që punon në misionin e bamirësisë “Nënë Tereza” në shtetin lindor të Indisë, Jharkhand, është arrestuar nën akuzën e shitjes së një foshnjeje 14-ditëshe.
Dy gra të tjera, punonjëse të misionit, janë ndaluar dhe po merren në pyetje në lidhje me raste të tjera të mundshme. Policia ndërhyri pasi komiteti i mirëqenies së fëmijëve kishte regjistruar një ankesë.
Misioni i bamirësisë nuk ka pranuar ti përgjigjet kërkesës së BBC për koment. “Kemi zbuluar se edhe disa foshnje të tjera janë shitur në mënyrë të paligjshme nga qendra”, tha një zyrtar i policisë, që konfirmon se tashmë kanë emrat e nënave të bebeve dhe hetimet po vazhdojnë.

Lexo edheNëna vret djalin që donte ta dërgonte në azil
Policia po ashtu konfiskoi 140 mijë rupi, ose 2150 dollarë nga qendra. Nënë Tereza, që u nda nga jeta në 1997, e themeloi urdhrin e misionareve të bamirësisë në 1950. Urdhri ka ngritur streha, menca, shkolla, koloni dhe shtëpi për fëmijët e braktisur.
Misionaret e bamirësisë po ashtu menaxhojnë edhe qendra për gra shtatzëna të pamartuara por nuk përfshihen në procesin e adoptimit. Ligjërisht, adoptimi i një fëmije në indi mund të kërkojë nga disa muaj deri në disa vite. CD vit, vetëm disa mijëra adoptime formalizohen, një fraksion i vogël i numrit të atyre që duan të adoptojnë. Ndërkohë që numri i fëmijëve të braktisur apo të padëshiruar, shkon në dhjetëra e mijëra.














