BallinaLajmeMinistrja Pacolli ftohet si folëse në Konferencën e Nivelit të Lartë për...

Ministrja Pacolli ftohet si folëse në Konferencën e Nivelit të Lartë për Ujin në New York

Të ngjajshme

Magyar: Hungaria do të jetë sërish një aleate e fortë në BE dhe NATO

Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, ka deklaruar se vendi...

Arrestohet lideri i opozitës turke, dyshohet për korrupsion dhe përvetësim fondesh

Umit Erkol, kryetar i Organizatës Provinciale të Ankarasë të...

Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real

Në vitin 2013, ndërsa Evropa shihte zgjerim dhe stabilitet,...

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është ftuar si folëse në një konferencë të nivelit të lartë në Nju Jork.

Pacolli në një postimi në facebook ka treguar se së fundmi ka zhvilluar një bisedë me Dr. Nabhit Kapur, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm për Ujin dhe Kanalizime në Kombet e Bashkuara, shkruan IndeksOnline.

Minisrja bëri të ditur se nga kjo bisedë ka ardhur edhe ftesa që në muajin korrik të marrë pjesë si folëse në Konferencën e Nivelit të Lartë Politik për Ujin, që do të mbahet në Nju Jork.

“Sapo pata një bisedë shumë të mirë me Dr. Nabhit Kapur, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm për Ujin dhe Kanalizime në Kombet e Bashkuara. Ai më ftoi që në korrik të marr pjesë si folëse në Konferencën e Nivelit të Lartë Politik për Ujin në Nju Jork.

Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos tani kur mbrojtja dhe menaxhimi i ujit, si dhe investimet në diga dhe liqene akumuluese, janë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Kurti”, ka shkruar Pacolli./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz