BallinaLajmeMinistrja Pacolli akuzon opozitën se po do zgjedhje: Ne nuk jemi të...

Ministrja Pacolli akuzon opozitën se po do zgjedhje: Ne nuk jemi të interesuar, prapë se prapë do të jemi në një situatë të njëjtë

Të ngjajshme

Shkrihet akulli mes Rogertit e Mirit, përqafohen në festën e “BBVA”-së

Gjatë qëndrimit në “BBVA” Rogerti dhe Miri kanë pasur...

Aktorja mahnit në Eddie Murphy, shfaqet me fustan të ngushtë

Aktorja e njohur Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen në...

Vetëm edhe sot: Mos e hup këtë ofertë!

UNICLUB & MULTICLUB po të presin me ofertë speciale...

Qytetari duke pastruar gjen granatë dore në Zhabar të Mitrovicës

Një granatë dore është gjetur në fshatin Zhabar të...

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka thënë se dëshirojnë vazhdimin e qeverisjes dhe se po bëjnë maksimumin për të arritur një marrëveshje për presidentit.

Pacolli ka thënë se janë të gatshëm për të bërë kompromise dhe këtu ka përmendur edhe deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë, Glauk Konjufca i cili tha se do të tërhiqej nga kandidatura për president, nëse arrihet marrëveshje për një kandidat konsensual.

“Si LVV nuk jemi të interesuar për shkuarjen ne zgjedhje, po provojmë po tentojmë, po bëjmë maksimumin tonë për gjetur një zgjidhje. Në interesin tonë është që të vazhdojmë qeverisjen. Jemi të gatshëm të bëjmë kompromise, gjithmonë kemi bërë për hir të ecjes përpara, kështu që edhe tani mund t’i bëjmë këto kompromise”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Por, ajo ka akuzuar paritë opozitare që sipas saj nuk duan marrëveshje dhe janë të interesuar në zgjedhje.

Pacolli ka vlerësuar se opozita pret që të rrit ketë rritje elektorale në zgjedhje, por sipas saj e kanë gabim

“Partitë opozitare nuk kanë vullnet për me zgjidh ketë problem, sepse ata po mendojnë që nëse shkojmë në zgjedhje do të sigurojnë përqindje më të lartë, por që e kanë gabim, kështu menduan edhe para disa muajve. Ne parashikojmë që nëse shkojmë në zgjedhje do të kemi rritje. Ne i themi partive opozitare që të ulemi dhe të bashkëpunojmë dhe të vazhdojmë të qeverisim, sepse prapë se prapë do të jemi në një situatë të njëjtë dhe nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare”, ka thënë Pacolli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz