Në fshatin Zhabar të Epërm të Mitrovicës është gjetur një granatë dore, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm të autoriteteve.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të hënën, kur një qytetar, gjatë mbledhjes së mbeturinave metalike, ka hasur në mjetin e dyshuar shpërthyes.
Menjëherë pas njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar zonën përreth, duke ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë. Po ashtu, është njoftuar edhe njësiti për deminim, i cili pritet të trajtojë dhe largojë mjetin në mënyrë të sigurt.
Autoritetet po e trajtojnë rastin dhe apelojnë për kujdes të shtuar në raste të ngjashme, për të shmangur rrezikun për qytetarët. /Lajmi.net/