Ministrja Hoxha takoi dekanët nga Iowa, diskutohet mundësia e bashkëpunimit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot, priti në takim dekanët e Universitetit të Iowa-s, ekspertë të së Drejtës dhe tëdrejtave të njeriut, znj. Adrien Katherine Wing dhe z. Christopher Rossi, dhe me këtë rast diskutoi për mundësinë e bashkëpunimit e partneritetit ndërmjet dyja shteteve edhe në fushën e drejtësisë.
Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Iowa-s, duke përmendur takimet e deritashme të ndërsjella, me vështrim të veçantë në lëmin e drejtësisë. Ministrja theksoi nevojën për reforma në fakultetet juridike dhe nevojën për mbështetje nga Universitete të njohura siç është ai i Iowas, në mënyrë që të dalin juristë sa më të kualifikuar dhe të gatshëm për tregun e punës.
Ministrja Hoxha falënderoi dekanët e pranishëm për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë drejtim. Znj. Wing dhe Z. Rossi, theksuan se do të ofrojnë përkrahjen e tyre në sjelljen e përvojave më të mira në Kosovë, duke avancuar bashkëpunimin në drejtim të edukimit të gjeneratave të reja në fushën e drejtësisë.
Lexo edheDardan Molliqaj konfirmon largimin nga ky post i VV=së














