back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeMinistrja Hoxha: Reforma në drejtësi përmes rritjes së llogaridhënies prioritet imi për...

Ministrja Hoxha: Reforma në drejtësi përmes rritjes së llogaridhënies prioritet imi për vitin 2017

Të ngjajshme

Dështim i 53-të, seanca vazhdon sot në orën 22:00

As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan...

Kurti nuk tregon nëse ka marrëveshje me Nismën

Kreu i VV-së, Albin Kurti, i rrethuar me truproje...

Ramadani: Sot vuloset se nuk ka Qeveri Kurti 3, bllokada po e çon vendin drejt kolapsit

Ish-kryeinspektori AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi...

Limaj: S’po shoh mundësi të ndonjë ndryshimi sot

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se as...

 

Në takimin me ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka mbajtur një fjalë rasti ku ka thekuar rëndësinë e zbatimit të agjendës evropiane të reformave në drejtësi, duke qenë të përkushtuar që ajo të realizohet sa më parë.

Rishikimi funksional, është projekti madhor i Ministrisë, janë hartuar termat e Referencës dhe janë objekt diskutimi me USAID-in, si partnerin tonë kryesor në këtë proces, theksoi ministrja Hoxha.

“Gjatë javëve të ardhshme do të nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit me të gjitha institucionet relevante të sektorit të sundimit të ligjit, që do të jenë pjesë e rishikimit funksional. Qëllimi i këtij procesi është që të rishikohet legjislacioni duke marrë për bazë praktikat më të mira, në mënyrë që të adresohen sfidat dhe vështirësitë në këtë fushë, si dhe të eliminohen mangësitë e mundshme. Reforma në drejtësi përmes rritjes së llogaridhënies prioritet imi për vitin 2017”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha u ndal në veçanti mbi pezullimin e zyrtarëve publik në rastet kur ngritët aktakuzë.

“Si pjesë e Agjendës Evropiane të Reformës, grupi punues është themeluar dhe mbajti takimin e parë javën e kaluar. Kjo është bërë në koordinim me zyrën e BE-së dhe bashkëpunëtorët tjerë. Me këtë synojmë që asnjë zyrtar publik me aktakuzë nuk mund të jetë në institucione. Në funksion të kësaj, kam kërkuar informatë zyrtare nga Kryeprokurori i Shtetit për punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja foli edhe për ligjet që janë në proces si Ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve që është duke u bërë në koordinim të plotë me zyrën e BE-së dhe Ambasadën e SHBA-së. Qëllimi i këtij ligji, theksoi Ministrja, është për të krijuar një mekanizëm që do të mundësonte performancë më të mirë nëpërmjet llogaridhënies.

Ministrja Hoxha foli edhe rreth përmirësimit të legjislacionit për Profesionet e lira si Ndryshimi i Ligjit për Procedurën Përmbarimore, Ligji për Ndërmjetësim dhe Ligji për Noterinë që së shpejti do të jenë në Kuvend.

- Advertisement -

Të Fundit