back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeMinistrja Hoxha: Kryesit e krimeve të luftës ndaj shtetasve të Kosovës duhet...

Ministrja Hoxha: Kryesit e krimeve të luftës ndaj shtetasve të Kosovës duhet të ndëshkohen

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot, ka pritur në takim këshilltarin e lartë të Zyrës Global Criminal Justice me seli në Uashington, Ari Bassin, me të cilin diskutoi për çështjen e krimeve të luftës.

Ministrja Hoxha, e njohu këshilltarin Bassin me të arriturat në lëmin e drejtësisë për çështjen e krimeve të luftës, kompensimin e viktimave të krimit, angazhimin e vazhdueshëm në këtë drejtim si dhe ndihmën e pakursyer nga ShBA për këto çështje.

“Vendi ynë, ka ende plagë të hapura, jo vetëm për shkak të mosndëshkimit të planifikuesve të krimit dhe ekzekutuesve të krimeve monstruoze gjatë Luftës së fundit në Kosovë nga forcat militare e paramilitare serbe, por edhe çështjen e të pagjeturve dhe kompensimi i viktimave të krimit”, theksoi ministrja Hoxha, duke theksuar se kjo çështje mbetet sfidë për organet e drejtësisë kosovare.

Ndërkaq këshilltari i lartë Ari Bassin, pranë zyrës Global Criminal Justice, theksoi rëndësinë e ndëshkimit të krimit, duke i dhënë mbështetje iniciativës së Presidentit Thaçi, “Për të vërtetën dhe Pajtimin”, si dhe kompensimin e viktimave të krimit në Luftën e fundit në Kosovë.

Ministrja Hoxha theksoi se ende ka shumë pak akuza të ngritura ndaj autorëve të krimeve monstruoze të kryera ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke vënë në pah sfidat e këtij procesi, por edhe gatishmërinë e institucioneve tona për kompensimin e viktimave të krimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz