Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë falënderon ushtritë që ndihmuan, injoron FSK’në
BILLI

Lexo edheDurrësi nis rikthimin në normalitet, me qindra kthehen çdo orë në qytet (VIDEO+FOTO)

Ministrja e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për popullin shqiptar pas tërmetit në Durrës. Por, Xhaçka ka zgjedhur të injorojë ndihmën e shtetit të Kosovës duke mos e përmendur e as publikuar ndonjë fotografi të ushtrisë apo policisë së Kosovës.
Xhaçka nuk ka përmendur e as nuk ka vendosur të publikojë në statusin e saj ndonjë fotografi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës apo popullit kosovar që dhanë kontributin e tyre. Por, në postimin e saj nuk ka harruar të publikojë fotografi të njësiteve speciale të Turqisë, Rumanisë, Italisë dhe Francës.
Ajo falënderoi 250 specialistët nga vendet fqinje, mike e partnere. Por nuk u “kujtua” që të vendoste të paktën një fotografi të FSK’së apo Policisë së Kosovës karshi njësiteve tjera speciale në shenjë falënderimi.

Lexo edheDurrësi nis rikthimin në normalitet, me qindra kthehen çdo orë në qytet (VIDEO+FOTO)
Ministrja në fund tha se një komb i tërë u është mirënjohës!



