Ministrja e Drejtësisë flet në Vjenë për të ardhmen e vendeve ballkanike në BE
dp

Lexo edheShutanovac: Nikoliq po nxitë konflikte të reja

Mininistrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në Vjenë, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Thirrja e së ardhmes” kushtuar integrimit ndërsocial dhe ndërkulturor në BE, konkurrueshmërisë dhe inovacionit, dhe zhvillimit të mëtejmë regjional dhe të BE-së.
“Ministrja do të jetë pjesë e panelit dhe do të mbaj fjalë hyrëse kushtuar të Ardhmes se vendeve te Ballkanit në Bashkimin Evropian; Skepticizmi ndaj BE-së dhe zotësia për të vepruar në lidhje me refugjatët dhe migrimin”, thuhet në një njoftim për media nga MD.
Pjesëmarrës të kësaj konference janë bartës të përgjegjësive institucionale dhe të instituteve prestigjioze që merren me strategjitë zhvillimore ekonomike nga shumë vende, me moton “Thirrja e së ardhmes”, që të ardhmen e trajton si një të drejtë.

Lexo edheShutanovac: Nikoliq po nxitë konflikte të reja