BallinaLajmeMinistrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, viziton shkollat në Skenderaj ( FOTO)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, viziton shkollat në Skenderaj ( FOTO)

Të ngjajshme

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Gjermania ekstradon shqiptarin që mashtronte me Call Center

Një 35-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet...

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar sot komunën e Skenderajt, ku bashkë me drejtorin për Arsim, Kastriot Duraku, kanë vizituar disa shkolla dhe kanë parë nga afër procesin edukativo-arsimor.
Fillimisht është vizituar shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Drenica” në Polac, objekti i të cilës u inaugurua në fillim të këtij viti shkollor dhe është investim nga MASHTI.
Me këtë rast, ministrja e arsimit, Arbëria Nagavci, e falënderoi DKA-në për bashkëpunim të mirëfilltë, ndërsa stafin e shkollës dhe mësimdhënësit për punën dhe angazhimin e tyre në sigurimin dhe ngritjen e cilësisë në mësimdhënie. Njëkohësisht, ajo vizitoi hapësirën shkollore dhe premtoi se gjatë muajit mars 2022, shkolla do të pajiset me inventarë shkollorë dhe pajisje e rekuizita sportive për sallën e sportit. Gjithashtu, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitoi edhe shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm, ku u prit nga mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle. Qëllimi i vizitës së saj në këtë shkollë lidhej edhe me përfundimin e punimeve dhe pajisjen me rekuizita sportive të sallës së sportit, e cila është investim nga MASHTI. Edhe në këtë shkollë, ministrja e arsimit znj. Nagavci, i takoi të gjithë mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe u shpreh se këto vizita në shkolla i bëri në vigjilje të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (5,6 dhe 7 mars), dhe 7 Marsin – Ditën e Mësuesit. Drejtoria e Arsimit në Skenderaj, e falënderoi ministren e arsimit, znj. Arbërie Nagavci, për vizitën e saj, bashkëpunimin dhe investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz