back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaBotë“Të lutem mos vdis babi”, pamjet rrëqethëse që tregojnë si djali dhe...

“Të lutem mos vdis babi”, pamjet rrëqethëse që tregojnë si djali dhe i ati sulmohen nga tanket ruse (Video)

Të ngjajshme

Osimhen e kalon Galatasarayn në epërsi ndaj Bodo/Glimt

Galatasaray ka kaluar në epërsi ndaj Bodo/Glimt, në ndeshjen...

Me kë do të bëjë AAK koalicion në Prishtinë, Ramën apo Çekun- flet Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së dhe kandidati për kryetar të Prishtinës,...

Londra sanksionoi kontrabandues kosovarë me migrantë ilegalë, reagon Prokuroria Speciale

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar sot një dokument, përmes të cilit...

Shpifje dhe propagandë kundër Arian Tahirit, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve Kibernetike, ka...

Publikohet kënga shumë e pritur nga Ledri Vula – “6ex AM”

Reperi i njohur dhe i shumëpëlqyer nga publiku, Ledri...

Edhe civilët po i vuajnë pasojat e rënda dhe fatale të luftës në Ukrainë. Në një video të bërë publike së fundmi shihet një baba së bashku me të birin teksa udhëtojnë në makinë, ku ndeshen me një autokolonë ruse. Ato po përpiqeshin të shpëtonin tre qentë e tyre, pasi kishin ikur tashmë një herë nga qyteti i tyre pranë Kievit.

Djali që filmoi pamjet rrëqethëse, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat lokale ishte duke filmuar nga sedilja e pasagjerit ndërsa makina e tyre u detyrua të tërhiqej në anë të rrugës pasi u ndesh me autokolonën ruse.
Pasi ndalojnë dhe teksa djali i kërkon të atit të kthehet mbrapa, plumbat përplasen në automjet.

“Dil dhe shtrihu”, i thotë ai babait të tij. “Mund të më dëgjosh? Kthehu dhe dil në të djathtë”.

Disa sekonda më vonë plumba të tjerë godasin makinën.

Djali, hidhet jashtë makinës. Dhjetëra të shtëna të tjera dëgjohen përpara se i biri të zvarritet në pjesën e pasme të makinës për të gjetur babanë e tij të shtrirë në rrugë.

‘Babi! Babi!’ bërtet ai me ankth. ‘A je akoma aty? Rri atje!’ 

Ai i thotë babait të tij të qëndrojë poshtë ndërsa i moshuari përpiqet të ulet për të parë plagët e tij.  Ndërsa të shtënat pushojnë, djali zvarritet përsëri nga pjesa e pasme e makinës.

‘Më është këputur këmba’, i thotë i ati në agoni teksa shtrihet në një pellg gjaku.

“Të lutem mos vdis, po të lutem”, dëgjohet t’i thotë ai babait.

Por pak çaste më vonë babai i tij ndërroi jetë nga plagët e marra.

Pamjet më pas tregojnë kafshët shtëpiake të copëtuara në sediljen e pasme të makinës. Një qen i mbijetoi sulmit dhe shkoi të ulet me trupin e të vdekurit duke refuzuar të largohej.

Pamjet rrëqethëse, të cilat u zbuluan dhe u verifikuan nga Radio Evropa e Lirë, besohet se janë filmuar të premten e kaluar. Familja u largua nga shtëpia e tyre në Ivankiv në rajonin e Kievit pas sulmeve fillestare të Rusisë, por u kthye për të marrë kafshët e tyre shtëpiake./tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz