Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se familjet që përfitojnë nga projekti “Green Energy Future” nuk do ta humbin të drejtën për asistencë sociale.
Sipas njoftimit, projekti financohet nga Qeveria e Danimarkës dhe zbatohet nga UNDP, në bashkëpunim me Ministria e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, transmeton lajmi.net.
Ky projekt synon të ndihmojë familjet në nevojë përmes përmirësimit të kushteve të banimit dhe uljes së shpenzimeve për energji. Ndërhyrjet përfshijnë izolimin e shtëpive, zëvendësimin e dritareve dhe dyerve, si dhe përmirësimin e kulmeve dhe elementeve të tjera që rrisin efiçiencën energjetike.
Ministria thekson se përfitimi nga këto masa nuk konsiderohet ndryshim në gjendjen ekonomike të familjeve dhe, për rrjedhojë, nuk ndikon në të drejtën e tyre për të qenë pjesë e skemës së asistencës sociale, për aq kohë sa plotësohen kriteret përkatëse.
Po ashtu, familjet e përzgjedhura janë inkurajuar të bashkëpunojnë me qendrat përkatëse për kompletimin e dokumentacionit dhe realizimin e ndërhyrjeve, në mënyrë që të përfitojnë maksimalisht nga ky projekt që synon përmirësimin e mirëqenies dhe kushteve të jetesës.
Njoftimi i plotë: