Ministria për Komunitet dhe Kthim ‘hap kuleten’, jep kontratë për furnizim me goma
dp

Lexo edheKomuna e Gjakovës po përgatitet për rrënimin e objekteve pa leje, shpall tenderin 200 mijë euro

Ministria për Komunitet dhe Kthim ka dhënë kontratën për furnizim me goma për nevojat e saj.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, fituese është shpallur kompania “Goma Pro” SH.P.K. nga Ferizaj, me ofertë në vlerë prej 4,680 euro.
Në këtë procedurë kanë marrë pjesë gjithsej tre operatorë ekonomikë. “SIA TECH” L.L.C. ka ofertuar 4,729 euro, ndërsa “GAMA CONSULTING” SH.P.K. ka paraqitur ofertë prej 7,312 euro, raporton IndeksOnlnie.

Lexo edheKomuna e Gjakovës po përgatitet për rrënimin e objekteve pa leje, shpall tenderin 200 mijë euro
Vlera e parashikuar fillimisht për këtë kontratë ishte 4,900 euro, ndërsa kriteri për përzgjedhjen e ofertës ishte çmimi më i ulët.
Kontrata është dhënë më 14 gusht 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 18 gusht 2026. /IndeksOnlnie/