Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për orarin e ri të lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në periudhën 27-30 prill 2020.
Më qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavorisut, më 15 prill në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.
Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.
Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, por do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.
