BallinaLajmeMinistria e Shëndetësisë jep detaje për vdekjen e 26 vjeçarit në konviktet...

Ministria e Shëndetësisë jep detaje për vdekjen e 26 vjeçarit në konviktet e Prishtinës!

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Një 26 vjeçar nga Gjilani, bëri vetëvrasje, duke kërcyer nga kati i 5-të i konviktit numër 7 në Prishtinë, vend ky që është kthyer në karantinë me vendim të MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate zyrtare, ka folur rreth këtij rasti tragjik, ndërsa thonë se organet e hetuesisë janë duke u marr me sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Ky është njoftimi i MSH-së:

Sot më 3 maj, 2020, në ora 17:16 ekipi menaxhues i Karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë është njoftuar nga një zyrtar i Policisë së Kosovës në Qendrën e Studentëve se një person është gjetur në oborrin e Konviktit Nr. VII, me dyshim se ka rënë nga kati V-të.

Menjëherë personeli mjekësor i Karantinës së Qendrës së Studentëve ka shkuar në vendngjarje dhe i ka dhënë personit në fjalë ndihmën e parë si dhe e ka njoftuar emergjencën. Në vendin e ngjarjes personi është reanimuar nga ekipi mjekësor i Karantinës deri në arritjen e autoambulancës me ekipin mjekësor, të cilët, gjithashtu, kanë vazhduar me reanimim edhe gjatë transportimit të tij për në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Personi ka vazhduar të reanimohet edhe në Klinikën Emergjente nga ekipet kujdestare, të cilët e kanë vazhduar kujdesin e avancuar.

Për fat të keq, me gjithë përpjekjet e mjekëve në Klinikën e Emergjencës, personi nuk ka mbijetuar.

Organet e hetuesisë janë duke u marr me sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen e thellë për këtë rast tragjik dhe u shpreh familjes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit të tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz