back to top
Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMinistria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi: Shtatë persona vdiqën nga kequshqyerja...

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi: Shtatë persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Të ngjajshme

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në territorin palestinez.

Sipas mediave të huaja, thuhet se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga kequshqyerja që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në vitin 2023 ka arritur në 154, përfshirë 89 fëmijë.

Të martën, ekspertët globalë të sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB-ja paralajmëruan se skenari më i keq i urisë “po zhvillohet aktualisht” në Gaza.

Izraeli thotë se nuk po vendos kufizime për ndihmën që hyn në Gaza. Por këto pretendime nuk pranohen nga aleatët e tij të ngushtë në Evropë, OKB-ja dhe agjencitë e tjera aktive në Gaza, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të udhëtojë të enjten në Izrael për të diskutuar krizën.

Udhëtimi do të shënojë vizitën e parë të Witkoff në Izrael në gati tre muaj dhe vjen më pak se një javë pasi SHBA-ja dhe Izraeli tërhoqën delegacionet e tyre nga Katari, nga bisedimet për armëpushim në Gaza. Uashingtoni akuzoi negociatorët e Hamasit se nuk dukeshin se po “vepronin me mirëbesim”.

Në një zhvillim të veçantë, burime spitalore në Gaza i thanë BBC-së se gjashtë palestinezë u vranë pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash të Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) në zonën e Rafah në Gazën jugore, të mërkurën në mëngjes./Indeksonline/ 

- Advertisement -

Të Fundit