HomeLajmeMinistria e Mbrojtjes ndan mbi 84 mijë euro për furnizimin me goma...

Ministria e Mbrojtjes ndan mbi 84 mijë euro për furnizimin me goma për automjetet e FSK-së

Të ngjajshme

Nis zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të KMDK-së

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,...

Yll Limanit i ndodhë e papritura në Spanjë

Artistit të mirënjohur shqiptar, Yll Limani, i ka ndodhur...

A kanë komunitetet propozim për president? Flet Emilija Rexhepi

Emilja Rexhepi, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska...

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë kontratën për furnizimin me goma për automjetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në vlerë prej 84,860 euro.

Kontrata ka të bëjë me furnizimin me goma për kamionë, autobusë dhe automjete të tjera të FSK-së, me qëllim të rritjes së operacionalitetit dhe efikasitetit të forcës në kryerjen e detyrave të saj.

Furnizimi do të realizohet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa montimi dhe shërbimet përcjellëse do të ofrohen pranë lokacioneve të FSK-së në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Istog, Pejë dhe Prizren, ose në pikën më të afërt me këto kazerma.

Marrëveshja kornizë do të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, fitues i tenderit është kompania BauMachine L.L.C., nga Fushë-Kosova.

Vlera e parashikuar e kontratës kishte qenë 100 mijë euro, çka nënkupton se kontrata është lidhur për rreth 15 mijë euro më pak se fondi i planifikuar nga Ministria e Mbrojtjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz