BallinaLajmeMinistria e Infrastrukturës: Komunikacioni në zonat malore, pa problem

Ministria e Infrastrukturës: Komunikacioni në zonat malore, pa problem

Të ngjajshme

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Ishte në Samitin e EPC në Armeni, Kurti shfaqet në Shkup, Mexhiti: Mirëserdhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këtë vendim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen...

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Bazuar në informacionet nga terreni, qarkullimi në rrugët e zonave malore po zhvillohet pa probleme të theksuara.

Reshjet e kohë pas kohshme dhe ngricat e vazhdueshme gjatë këtyre ditëve kanë ndikuar që sasia e borës në pjesët malore të jetë më e madhe.

Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI janë duke vazhduar punën, për të mundësuar një qarkullim të lehtësuar.

Ministria e Infrastrukturës është në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, për të rritur sigurinë në komunikacion, si dhe me ekipet lokale nëpër disa komuna të Kosovës.

Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion duke respektuar ligjin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz