BallinaRegjionaleDrenasMinistria e Infrastrukturës ia bart Lladrovcit 1.6 milion euro

Ministria e Infrastrukturës ia bart Lladrovcit 1.6 milion euro

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili merrte pjesë në fillimin e punimeve të fazës së tretë të projektit për rregullimin e shtratit të lumit Drenica, tha se Ministria e Infrastrukturës ia ka bartur 1.6 milion euro kryetarit të Drenasit për infrastrukturë, ndërsa siguroi Lladrovcin se këtë vit do t’i ketë në arkën e Komunës 15 milionë euro.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili pak ditë më përpara mori pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në fazën e tretë të projektit të rregullimit të shtratit të lumit Drenica, ka siguruar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, se i janë bartur 1.6 milion euro për infrastrukturën në komunën e Drenasit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ai ka siguruar Lladrovcin se gjatë këtij vitit do t’i ketë në arkën e Komunës 15 milionë euro.

Në anën tjetër, një projekt për rregullimin e shtratit të lumit Drenica në Drenas, që ka filluar në vitin 2009, do të vazhdojë të realizohet në këtë vit.

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ka ndarë 700 mijë euro për fazën e tretë të projektit për rregullimin e shtratit të lumit Drenica, si dhe të lumit Verbovc, në gjatësi prej 1.3 kilometrash përreth pjesës urbane të Drenasit dhe kanalizimin e ujërave të zeza për pjesët e lumit Verbovc dhe Drenica.

Projekti, sipas zyrtarëve komunalë të Drenasit, do të vazhdojë edhe me fazat e tjera që përfshijnë rregullimin e shtratit të lumit Drenica nga Komarani deri në Drenas dhe me pjesën e lumit nga Drenasi në drejtim të rrjedhës së poshtme të lumit, që në total do të përfshijë një investim në vlerë prej 1.3 milion eurosh…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz