BallinaLajmeMinistria e Familjes autorizon njësinë e inspektimit të vlerësoj veprimet paraprake të...

Ministria e Familjes autorizon njësinë e inspektimit të vlerësoj veprimet paraprake të QPS-së për rastin e 5 vjeçarit në Lipjan

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në rrugën Drenas-Komoran, përfshihen 4 vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash...

FC Thun shkruan histori: Nga të sapopromovuar në kampionë të Zvicrës

FC Thun të dielën ka hyrë në historinë e...

Supergol, Manchester Unitedi rikthen epërsinë ndaj Liverpoolit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar gol ndaj Liverpoolit...

OPEC+ njofton për shtimin e prodhimit të naftës pas rritjes së çmimeve

Shtatë nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në...

Përplasjet e Trump me Papa Leonin XIV, Marko Rubio vizitë në Vatikan dhe Romë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të zhvillojë...

Sot para mediave në një konferencë ka folur Blerim Shabani, Drejtor i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, në kuadër të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.

Ai ka thënë se këtë konferencë e kanë thirrur për të folur në lidhje me rastin e fëmijës 5 vjeçar që dyshohet të jetë keqtrajtuar nga prindërit e tij në fshatin Janjevë të Lipjanit.

“Ashtu siç e keni pa edhe në prezentimet që kanë ndohh në portale të ndryshme, edhe në postimin që e ka bërë Ministria, që ka njoftuar opinionin se në kuadër të kompetencave që kemi si Ministri për zhvillimin e legjislacionit, standardeve, hartimin e programeve, mbikëqyrjen, ne kemi marrë disa hapa siç është mbikëqyrja profesionale.  Kemi kërku një raport kronologjik të hollësishëm lidhur me trajtimin, menaxhimin të fëmijëve nga Qendra për Punë Sociale dhe normalisht në përputhje me këto kompetenca kemi aktivizu njësinë inspektuese, që është në kuadër të Ministrisë sonë”, ka thënë Shabani.

Ai ka thënë se çështja e trajtimit dhe e menaxhimit të rastit është “çështje ekskluzive” e Komunës.

“Kemi 38 QPS, në secilën Komunë ka nga një QPS e cila menagjohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Komunat”, ka thënë Shabani.  /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz