back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasMinistria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe USAID vlerësojnë Drenasin si shembull të...

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe USAID vlerësojnë Drenasin si shembull të suksesshëm për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu bashkë me grupin punues për legalizimin e ndërtimeve pa leje, priti në takim përfaqësuesin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Ilir Kryeziu dhe përfaqësuesin e USAID-it, zVigan Perani.

Drejtoresha Avdiu i njoftoi lidhur me procesin dhe rezultatet e legalizimit të ndërtimeve pa leje në Komunën e Drenasit.

Në anën tjetër, Kryeziu nga MEA dhe Perani nga USAID, pasi u njoftuan për të gjitha veprimet e ndërmarra nga Komuna e Drenasit, përgëzuan për punën e bërë në këtë proces, njëherit vlerësuan Drenasin si shembull të suksesshëm, që duhet të ndiqet nga komunat e tjera.

Ata njoftuan edhe për broshurën e përgatitur për qytetarët, ku informohen në detaje lidhur me procedurat për legalizimin dhe dokumentacionet e nevojshme, duke sugjeruar që kjo broshurë të merret si mostër se si duhet hartuar komunat e tjera.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua rreth procesit të deritanishëm që ka kaluar Komuna e Drenasit rreth legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, arritjet, sfidat dhe paqartësitë në këtë drejtim. Ndërsa, u informua se se shpejti do të nisin edhe takimet nëpër vendbanimet e Drenasit, të cilat janë shtyrë për shkak të pandemisë.

Grupi punues për legalizim të ndërtimeve pa leje përbehet nga zyrtarët e DPUMM-së, DGJKP-së, DAP dhe Zyrës për Komunikim me Publikun.

Të Fundit

Sport

ShowBiz