BallinaLajmeMinistria e Arsimit dhe Shëndetësisë: Institucionet arsimore janë të gatshme për fillimin...

Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë: Institucionet arsimore janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021

Të ngjajshme

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta mbetet 1.61 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet...

“Derby della Capitale”, këto janë formacionet

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Olta ‘trazon’ rrjetin, shfaqet pa të brendshme në publik

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe përfaqësuesja e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Hadije Zuqaku, kanë uruar sot nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.

Në një konferencë të përbashkët për media, është theksuar nevoja e bashkëpunimit të të gjithë akterëve të përfshirë në procesin mësimor, në mënyrë që të kemi një vit të mbarë shkollor, i cili këtë vit po fillon në kushte të pandemisë COVID-19.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka folur rreth përgatitjeve që janë bërë për fillimin e vitit shkollor, i cili do të bëhet në dy faza. Ai ka theksuar se MASh ka qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me MSh-në dhe IKShPK-në, por edhe me SBAShK-un dhe Këshillin e Prindërve dhe të gjitha vendimet janë marrë në bashkëpunim, të cilët edhe i falënderoi për kontributin e tyre në këtë situatë.

Ministri Likaj ka thënë se vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë, por tha se kthimi i nxënësve në shkolla përbën interes të lartë shtetëror, ndërsa ka falënderuar edhe partnerët zhvillimorë dhe donatorët që i janë përgjigjur nevojave të MASh për organizimin e vitit të ri shkollor.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi rëndësinë që ka hapja e shkollave dhe bashkëpunimi i të gjithë akterëve në menaxhimin e situatës, ndërsa tha se, MSh do të jetë shumë strikt në vlerësimin e masave, respektimin e udhëzuesve e protokolleve për të ngritur diciplinën dhe për ta ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësimdhënësve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani theksoi se rikthimi nën kontroll i situatës epidemiologjike në vend, është një ndër parakushtet për organizimin e jetës në shkollë, ndërsa theksoi rëndësinë e respektimit të tri rregullave themelore: mbajtja e maskës, distancës dhe higjienës.

Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, u shpreh se angazhimi i përbashkët i të gjitha institucioneve relevante, përfshirë ato të arsimit dhe shëndetësisë, po jep rezultate dhe nga ajo çfarë është parë në terren, tashmë shkollat e Kosovës janë të gatshme për fillimin e mësimit më 14 shtator.

Ndërsa, përfaqësueja e Këshillit të Prindërve, Hadije Zuqaku ftoi prindërit, nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë faktorët tjerë që janë të përfshirë në shkollë që të japin kontributin e tyre, në mënyrë që procesi mësimor të ecë mbarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz