Ministri Vitia uron Festën e Fitër Bajramit
BILLI

Lexo edheShkëlzen Gashi për ‘Novosti’: Shoqëria kosovare nuk duhet t’i mohojë krimet e pjesëtarëve individualë të UÇK-së

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ua ka uruar besimtarëve musliman festën e Fitër Bajramit.
Ai ka thënë se “ky muaj i pazakontë agjerimi, i mbushur plot vështirësi e kufizime, betejë e panjohur më herët, u mbush nga qëndrimi juaj fisnik që në urtësi e sakrificë ndihmuat që ta kalojmë së bashku në harmoni”.
Postimi i plotë
Urime Bajramin
Ky muaj i pazakontë agjerimi, i mbushur plot vështirësi e kufizime, betejë e panjohur më herët, u mbush nga qëndrimi juaj fisnik që në urtësi e sakrificë ndihmuat që ta kalojmë së bashku në harmoni.

Lexo edheShkëlzen Gashi për ‘Novosti’: Shoqëria kosovare nuk duhet t’i mohojë krimet e pjesëtarëve individualë të UÇK-së
Ngase me shpirtin që lutet dhe mendjen që reziston ky Bajram na gjen më të përgatitur se më parë për mirënjohje te njëri-tjetri dhe ndjenjë më të thellë për cilindo në nevojë.
Urime familjeve të të gjithë besimtarëve myslimanë Bajramin!
U shtoftë besimi ndër ne dhe sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne.