Ministri Reka kërkon liberalizimin e vizave nga europarlamentari Picula
BILLI

Lexo edheLDK lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku u diskutua nisma ligjore e Vjosa Osmanit

Ministri i Integrimeve Evropiane në detyrë Blerim Reka, i ka shkruar të enjten letër europarlamentarit Tonino Picula, duke e kërkuar mbështetjen e tij për liberalizimin e vizave.
Në letrën e ministrit përmendet stërzgjatja e procesit të liberalizimit.
“Lidhur me regjimin e liberalizimit të vizave dua t’i shpreh shqetësimet tona lidhur me stërzgjatjen e vendimit për Kosovën” ka shkruar Reka në letrën drejtuar europarlamentarit kroat.

Lexo edheLDK lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku u diskutua nisma ligjore e Vjosa Osmanit
Në fund të letrës së tij, ministri i MIE e ka falënderuar Piculan për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Kroacisë për liberalizimin e vizave.
Eurodeputeti Picula e kryeson Grupin punues të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor.