Ministri që s’ka pronë në Kosovë, por është pronar i një biznesi
01
Lexo edheAeroporti i Prishtinës promovon shërbimin e ri për udhëtarët, i pari në rajon me këtë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, nuk ka pronë në Republikën e Kosovës. Të paktën kështu figuron në deklarimin e pasurisë së tij bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Tek rubrika e pasurisë së paluajtshme ministri Rikalo nuk ka shënuar asgjë. Të njëjtën gjendje e ka edhe te pjesa e formularit ku kërkohet të shënohet pasuria e luajtshme.
Kurse te pjesa e aksioneve ai del se ka 100 përqind të aksioneve në kompaninë “Future System”. Por kapitali i kësaj kompanie, sipas ministrit që është pronar, është zero, raporton Insajderi.
Kompania e tij “Future System” është e regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK). Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo aty figuron si i vetmi pronar. Biznesi i tij është aktiv.
Përveç kësaj, ai nuk ka deklaruar asnjë cent si para të gatshme në bankat komerciale në Kosovë. Por thotë se e ka marrë një kredi në vlerë prej 10 mijë eurosh në njërën nga bankat që operojnë në Kosovë./Insajderi.com
Lexo edheAeroporti i Prishtinës promovon shërbimin e ri për udhëtarët, i pari në rajon me këtë



