HomeLajmeMinistri Lamallari për Igballe Hudutin: Kërcënon sigurinë kombëtare, bazuar në informacionet e...

Ministri Lamallari për Igballe Hudutin: Kërcënon sigurinë kombëtare, bazuar në informacionet e inteligjencës

Të ngjajshme

Arrestohet një person me urdhërarrest në Ferizaj, i dënuar me 25 ditë burgim

Sot rreth orës 18:30, Njësia e Trafikut të Qytetit ka...

Abdixhiku për Muhaxherin e Ahmetin: Kam hy në zjarr për ta, i kam ruajtur kur kanë bërë gafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Ardian Gjini thërret konferencë për media në selinë e Aleancës

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë nesër...

Abdixhiku: Çështja kyçe nuk është Qeveria, por marrëveshja për presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari thotë vendimi për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Ikballe Huduti Berisha, është marrë duke u bazuar nga informacionet e shërbimeve të inteligjencës.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Lamallari u shpreh se Igballe Huduti Berisha kërcënon sigurinë kombëtare.

Lamallari shtoi se Policia e Shtetit administron të dhëna për personat të tjerë që përbëjnë rrezik për vendin.

“Është bazuar nga informacionet e inteligjencës. Vendimmarja është bazuar nga informacionet e inteligjencës, është e duhur, në dobi të vendit tonë. Edhe çdo informacion që ata kanë disponuar, që me kalimin e kohës konkludohet në faktin që veprimtaria e personit përbën kërcënim, çon në në vendimmarje të tillë. Ka edhe një urdhër dëbimi. Nëse gjendet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, dëbohet nga vendi. Kam reaguar në momente të caktuara, nuk ndaj informacione që ligjërisht duhet t’i mbaj të kufizuara.

Një protestë që nisi qytetare, u bë përshesh për agjenda të huaja. Ka agjenda të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE. Shqipëria nuk është vendi ku qytetarët nuk kishin frikë të protestonin. Policia e Shtetit, ka edhe detyrimin për të administruar çdo informacion për çdo person që përbën kërcënimin për sigurinë kombëtare. Sigurisht, kjo është detyra jonë. Garantojmë qytetarët, por nuk mund të lejojmë që kjo të abuzohet nga persona me aktivitet të dyshimtë. Kjo është puna e përditshme nga shërbimet informative dhe ato të zbatimit të ligjit, për të marrë masa parandaluese”, theksoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz