BallinaShqiptareMinistri i Drejtësisë ka dhënë dorëheqjen pas vdekjes së një 4 vjeçari...

Ministri i Drejtësisë ka dhënë dorëheqjen pas vdekjes së një 4 vjeçari shqiptar

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ministri maqedonas i Drejtësisë Bilen Saliji ka dhënë dorëheqjen pas vdekjes së një 4 vjeçari shqiptar vitin e kaluar.

Vendimi i Prokurorisë për të rikualifikuar akuzën në rastin e aksidentit, ka sjellë dhe dorëheqjen e Salijit. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ai shprehet se vendimin për dorëheqjen nuk e ka marrë nga presioni, por e quan një akt ndërgjegjësimi.

“Një ndër arsyet kryesore për përfshirjen time në politikë dhe sidomos si ministër Drejtësie ishte besimi im se drejtësia ishte shtylla kryesore e një shteti dhe ajo që është më e rëndësishme, drejtësi e barabartë për të gjithë qytetarët”- u shpreh ministri i Drejtësisë.

4 vjeçari Almir Aliu ishte viktimë e një zënke banale në Kumanovë. Pas zënkës, një maqedonas i është vërsulur me makinën e tij familjes shqiptare në tentim për ti shtypur. Nga sulmi, prindërit ngelën të lënduar, ndërsa fëmija 4 vjeçar u dërgua në klinikën e Shkupit, pasi u gjet në rrezik për jetë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz