BallinaLajmeMinistri i Arsimit kujton kohën kur NATO i dha krahë Kosovës

Ministri i Arsimit kujton kohën kur NATO i dha krahë Kosovës

Të ngjajshme

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka kujtuar kohën kur NATO ka ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë. Ai shprehet se para 19 viteve NATO dhe miqtë ndërkombëtarë i dolën në ndihmë vendit tonë.

Bytyqi thotë se pikërisht para 19 viteve kur populli ynë fillo të mos ndihej i pa krahë.

Statusi i tij i plotë:

Sot po bëhen 19 vite që kur NATO filloi bombardimet mbi regjimin e Milosheviqit. Sot bëhen po aq vite që kur populli ynë filloi që të mos ndihej më i pa krahë.

Sot 19 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa i dolën në ndihmë Kosovës, i dolën në ndihmë luftës çlirimtare të UÇK-së, e cila vërtetë kishte nevojë për miq.

Shumë mirënjohje për miqtë e shtetit tonë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz