Ministri francez nesër në Kosovë, takohet me Kurtin, Konjufcën dhe Muratin
dp

Lexo edhe“Maraklitë e kerreve” bllokojnë trafikun, kolona të gjata nga Fushë Kosova drejt Prishtinës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë nesër orën 09:00 në takim ministrin e Deleguar për Eruopën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad.
Pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Më pas, ministrat Konjufca dhe Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.

Lexo edhe“Maraklitë e kerreve” bllokojnë trafikun, kolona të gjata nga Fushë Kosova drejt Prishtinës
IndeksOnline raporton se pasdite, Haddad do të pritet në Qeveri, nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.