back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë ka këtë premtim për viktimat e dhunës seksuale gjatë...

Ministri i Drejtësisë ka këtë premtim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Të ngjajshme

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është...

Vedat Muriqi e kalon Robert Lewandowskin me gola në La Liga për këtë sezon

Vedat Muriqi ka shënuar për fitoren 3-1 të Real...

Aksidentohen një veturë dhe një kamionetë, në Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme, në...

Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, ka pritur sot në një takim njoftues ek, të përbërë nga  znj. Gauri van Gulik, Zëvendës Drejtoresh për Evropën , si dhe raportueset Sian Jones dhe Jelena Sesar.

Ministri i Drejtësisë, z. Tahiri, ka njoftuar për prioritetet e tij në mandatin 4 vjeçar, si dhe për punën që po bëhet në harmonizimin e normave ligjore konform standardeve bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Ministri Tahiri ka përmendur punën që Qeveria ka bërë në kompensimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke arritur që për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë të ofrohet trajtim i dinjitetshëm. Në këtë rrafsh, ministri Tahiri ka premtuar se do të jetë i përkushtuar që t’iu mundësojë qasje të plotë në drejtësi.

 Zëvendës Drejtoresha për Evropën në Amnesty International, znj. van Gulik ka ofruar mbështetjen e saj për Ministrinë në përmirësimin e politikave, që do të ndihmonin Kosovën në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz