Ministra e ambasadorë në Prekaz për mbjelljen e fidaneve
03
Lexo edhePrekaz, aq shtete sa e kanë njohur Kosovën, aq fidane mbillen në Kompleksin “Adem Jashari” (Video)
Në Kompleksin Memorial ” Adem Jashari” në Prekaz, u shënua aktiviteti për mbjelljen e 116 fidanëve, aq shtete sa e kanë njohur Republikën e Kosovës, transmeton Drenica Press
Në këtë ngjarje simbolike po marrin pjesë Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Refki Reshitaj, ministri homolog i Maqedonisë, Sadulla Duraku, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, përfaqësues të korit diplomatik në Kosovës, si dhe qytetarë të ndryshëm.
Pos mbjelljes së 116 fidaneve, mësohet se është bërë gati edhe hapësira për shtetet tjera të cilat nuk e kanë njohur Kosovës, mirëpo, pritet ta njohim së shpejti, sidomos 5 vendet e Bashkimit Evropian.

Lexo edhePrekaz, aq shtete sa e kanë njohur Kosovën, aq fidane mbillen në Kompleksin “Adem Jashari” (Video)
Këtë e konfirmoj edhe ministrja Reshitaj në një konferencë për media së bashku me homologun nga Republika e Maqedonisë, si dhe me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari. /Drenica Press/