BallinaJetëKurioziteteMilionerët e sotëm që dikur jetonin në mjerim

Milionerët e sotëm që dikur jetonin në mjerim

Të ngjajshme

Shpesh dëgjojmë se në Hollivud ka arritur sukses një aktor i cili deri kohë më parë ka fjetur në karrige të parqeve apo që është ushqyer në kuzhinat publike, transmeton “Zeri.info”.

Edhe pse ne mendojmë se këto janë kryesisht tregime të shpikura, e vërteta është se ata vërtet kanë bërë jetë të vështirë derisa u ka ardhur shansi për të fituar famë. Këta janë vetëm disa prej tyre.

Scarlett Johansson sot konsiderohet si njëra nga aktoret më të paguara në industrinë e filmit, ndërsa fëmijërinë e ka kaluar në kushte vërtetë të vështira. “Familja ime mbështetej në ndihmë sociale të shtetit për t’u ushqyer. Prandaj më dhemb shpirti kur dëgjoj se dikush duron urie, sepse ky është një problem i madh”, ka thënë ajo në një rast.

Edhe ylli i ri Justin Bieber ka pasur një fëmijëri të vështirë, sepse ai dhe e ëma jetonin në kushte vërtet të mjerueshme. “Shtëpia ime ishte përplot insekte dhe minj, ndërsa nuk kisha as krevat timin. Duhej të flija në një divan të shtrirë, sepse familja ime nuk kishte para”, ka thënë ai.

Ish e dashura e Justinit, Selena Gomez, është rritur vetëm me të ëmën, e cila duhej të bënte tri puna për të mbijetuar. “E mbaj mend që nëna ime mbetej pa karburant në rrugë, prandaj më duhej të kërkoja lëmoshë për të blerë karburant dhe bukë. Ajo ishte tepër krenare dhe nuk kërkonte para nga familja e saj”, ka rrëfyer Selena.

Reperi Eminem para se të bëhej i famshëm ka jetuar në një kampshtëpizë me nënën e tij në Detroit dhe nuk dinte se si është të bësh jetë normale derisa ishte bërë i famshëm. Ai e ka pranuar se shpesh është dashur të punojë punë të pista, por edhe të vjedhë për të mbijetuar.

Edhe pse pasuria e Leonardo DiCaprios sot llogaritet në qindra miliona dollarë aktori jogjithmonë ka jetuar në luks. “Jetoja në një lagje të rrezikshme ku prostitucioni dhe dhuna mbretëronte në çdo qosh. Familja ime mezi e përballonte muajin”, ka treguar ai gjatë një interviste./Zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz