Milazim Krasniqi i del në mbrojtje Halil Kastratit

Profesori i UP-së, Milazim Krasniqi i ka dal në mbrojtje humanistit të madh shqiptar, Halil Kastrati, pas disa kritikave të Berat Buzhala.
Sipas Krasniqit, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” është duke treguar transparencë të vecantë karshi popullatës tonë.
“…ka njerëz që shesin moral në publik, ndërsa tregojnë mungesë dhembshurie ndaj njerëzve që vuajnë”, ka shkruar ai.

Lexo edheHaziri dënon aktin e vjedhjes së 2 mijë eurove në Bashkësinë Islame
Postimi i plotë i profesorit Milazim Krasniqi:
Duhet të jesh në lëkurën e familjeve që nuk kanë pasur kulm mbi krye e që janë bërë me shtëpi, për ta kuptuar vlerën e angazhimit të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe të Halil Kastratit personalisht. E pakta, duhet të shkosh me ta në ndonjë nga ato familje, kur u kumtohet se do të bëhen me shtëpi dhe kur shtëpia u dhurohet, e të kuptosh se si mjerimi zëvendësohet me gëzim, vuajtja me shpresë. Përtej kësaj, ka veç kundërthënie logjike e hipokrizi. Pse? Sepse ata që kërkojnë transparencë në të gjitha rastet e tjera, këtu kërkojnë mungesë transparence. E dyta, ka njerëz që shesin moral në publik, ndërsa tregojnë mungesë dhembsurie ndaj njerëzve që vuajnë.














