Haziri dënon aktin e vjedhjes së 2 mijë eurove në Bashkësinë Islame
03

Lexo edheNesër Kosova dhe Bosnja diskutojnë për taksën 100 për qind thotë Shala

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar aktin e vjedhjes në objektin e Bashkësisë Islame në Gjilan, nga persona, sipas policisë, akoma të panjohur.
Numri një i Gjilanit ka kërkuar nga ana e Policisë së Kosovës që ta zbardh rastin dhe autorët të marrin dënimin meritor, njofton Komuna e Gjilanit përcjellë Klan Kosova.
Të martën persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendi të objektit të Bashkësisë Islame dhe nga një zyrë kanë vjedhur 2000€ dhe kanë dëmtuar dy dyer të objektit.

Lexo edheNesër Kosova dhe Bosnja diskutojnë për taksën 100 për qind thotë Shala