Milani shokohet nga Cagliari në “San Siro”, mbetet jashtë Championsit

Cagliari ka shkaktuar një nga surprizat më të mëdha të sezonit në Serie A, duke mposhtur 2-1 Milanin në “San Siro” dhe duke i larguar “Rossonerët” nga Liga e Kampionëve.
Kjo fitore erdhi përmes golave të Borrellit dhe Juan Rodríguezit, në një ndeshje ku Milani e nisi shpejt me golin e Alexis Saelemaekers pas asistit të Fikayo Tomori.
Ndeshja ishte e mbushur me tension që në fillim, me Milanin që shënoi shumë herët, por Cagliari reagoi dhe barazoi pas një goditjeje këndi të devijuar, ku Borrelli përfitoi brenda zonës.
Në pjesën e dytë, Cagliari mori avantazhin me golin e Juan Rodríguez, pas një situate të krijuar nga Nadir Zortea dhe goditjes së Gianluca Gaetano që u ndal fillimisht nga Mike Maignan.

Lexo edheE jashtëzakonshme! Como për herë të parë në Champions League, jashtë mbetet edhe Juventusi i Zhegrovës
Milani tentoi të rikthehej në lojë me ndryshime nga trajneri Massimiliano Allegri, duke futur lojtarë si Rafael Leão dhe Luka Modrić, por nuk arriti të ndryshojë fatin e ndeshjes.
Në fund, Cagliari mbajti rezultatin dhe i dha fund një serie të gjatë pa fitore në këtë stadium që nga viti 1997.
Kjo humbje ishte vendimtare për Milanin, pasi i kushtoi vendin në top katërshe dhe kualifikimin në Champions, ndërsa Como përfitoi nga situata në garën për Evropë./GazetaExpress/














