BallinaLajmeMikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real...

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka dhënë një përditësim sa i përket skuadrës së tij para udhëtimit në Spanjë për duelin ndaj Real Madridit javën e ardhshme.

Ekipi i Artetas do të udhëtojë në Madrid me një epërsi prej 3-0 nga ndeshja e parë, falë paraqitjes fantastike që patën në Londër.

Dy gola nga Declan Rice dhe një nga Mikel Merino tashmë kanë bërë që spanjolli të jetë i fokusuar tërësisht vetëm në Ligën e Kampionëve, me Liverpoolin që me shumë gjasa do ta fitojë Ligën Premier.

Kjo ka reflektuar edhe në përzgjedhjet e tij në ndeshjen ndaj Brentfordit e cila përfundoi baras 1-1, ku disa lojtarë të formacionit titullar mbetën në bankën rezervë.

Jorginho u detyrua të largohet në minutat e fundit pas një lëndimi në brinjë, me Artetan që tashmë kishte përdorur të gjitha zëvendësiemt e tij.

Ai nuk pritet të startojë në Madrid por pyetja kryesore pas ndeshjes kishte të bëjë me Thomas Partey i cili impresionoi si mbrojtës i djathtë.

Arteta shpreson që ta ketë Ben White në ekip për javën e ardhshme ose do të luajë me Jurrien Timber në atë pozitë, me Partey në mesfushë së bashku me Rice.


Mikel Arteta konfirmon se dy lojtarët kyç të Arsenalit janë gati për sfidën ndaj Real Madridit

Lexo po ashtu
Mikel Arteta konfirmon se dy lojtarët kyç të Arsenalit janë gati për sfidën ndaj Real Madridit

Sidoqoftë, tifozët vërejtën se Partey po çalonte teksa po e lëshonte fushen dhe Arteta po pret testet mjekësore tani.

“Partey pati një problem kështu që e larguam, pasi ne nuk deshëm të ndërmarrim ndonjë rrezik”.

“Ai ndjeu diçka, kështu që ne morëm një vendim. Ne nuk e dimë nëse ai do të jetë gati të mërkurën, nuk kam biseduar ende me doktorët”, ka thënë Arteta./Telegrafi/

- Advertisement -