BallinaLajmeMijëra thirrje për rritje të çmimeve në markete

Mijëra thirrje për rritje të çmimeve në markete

Të ngjajshme

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë...

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

Kompania KEDS sot kryen sot punime të domosdoshme për...

Një grua në Vushtrri dërgoi në Emergjencë pa shenja jete foshnjën e saj

Policia e Kosovës informon se një grua në Vushtrri...

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari tha se në Qendrën e Thirrjeve për Konsumatorë janë pranuar afro 1 mijë thirrje të cilat i janë adresuar institucioneve relevante të zbatimit të ligjit.

Shumica e këtyre thirrjeve kishin të bënin me ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, të cilat i janë adresuar institucioneve relevante për zbatimin e ligjit

“Ankesat në përgjithësi kishin të bënin me ngritjen e çmimit në mënyrë të menjëhershme dhe pa kritere. Në përgjithësi të çmimeve për produktet ushqimore”, shtoi Hajdari.

Ministrja tha se poashtu inspektorët e punës që janë në teren dorëzojnë raportet dy herë në ditë lidhur me ecurinë e punës.

“Inspektorati i Tregut ka kryer inspektime në 900 subjekte afariste dhe nga këtu janë gjetur në mbi 30 shkelje kryesisht të ngritjes së çmimeve. Për të adresuar këto shkelje janë marrë masa sipas legjislacionit në fuqi”, deklaroi ministrja.

Ajo poashtu bëri të ditur se Inspektorati i Punës ka kryer 350 inspektime dhe shkeljet janë hasur në përgjithësi në mungesë të pajisjeve personale mbrojtëse, pastaj edhe në dezinfektim të hapësirave dhe në mos respektim të distancës së rekomanduar

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz