back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaBotëMijëra njerëz mblidhen për ta kujtuar Charlie Kirk, Trump do të mbajë...

Mijëra njerëz mblidhen për ta kujtuar Charlie Kirk, Trump do të mbajë fjalim

Të ngjajshme

Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it

Rusia ka urdhëruar bllokimin e WhatsApp, ndërsa Kremlini vazhdon...

Arda Guler po përballet me sfida, ish-trajneri ka folur për situatën e tij

Arda Guler është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike...

“Nuk e duan në skuadër”, mentori i Arda Gulerit: Ka presion të madh…!

Një deklaratë tronditëse ka ardhur nga Serhat Pekmezci, mentori...

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur për të përkujtuar aktivistin e ndjerë konservator, Charlie Kirk.

Përkujtimi publik për Charlie Kirk po zhvillohet në stadiumin “State Farm”, pranë Phoenix, Arizona, në Shtetet e Bashkuara. Aktivisti konservator u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti fushate në një universitet në Utah, teksa ishte duke biseduar me anëtarët e turmës.

Para të pranishmëve do të mbajë fjalim Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili i njeh Kirk për rolin kyç që ka luajtur në fitoren e tij zgjedhore të vitit 2024.

Në ceremoni do të flasin edhe anëtarë të tjerë të shquar të lëvizjes së tij “Make America Great Again”, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr.

Trump u tha gazetarëve, pasi kishte dalë nga Shtëpia e Bardhë për të udhëtuar drejt Arizonës, se “do të jetë një ditë e vështirë”.

Donald Trump Jr., Tucker Carlson, si dhe ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller dhe Sergio Gor, gjithashtu do të mbajnë fjalime para turmës, raporton Euronews.

Të Fundit

Sport

ShowBiz