back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeMiftaraj: LVV votoi Listën Serbe, Kurti duhet të na tregojë a është...

Miftaraj: LVV votoi Listën Serbe, Kurti duhet të na tregojë a është organizatë terroriste

Të ngjajshme

Vetëvendosje propozon Albulena Haxhiun për kryekuvendare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka propozuar Albulena...

Kuvendi i voton në pako nënkryetarët, deputetët e VV’së i çojnë duart për Listën Srpska

Janë zgjedhur pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, nga...

Me 66 vota për, Albulena Haxhiu zgjedhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për Kryetare të...

Pacolli: Kredinë për familjen Murseli e garantova unë, shuma është kompensuar pjesërisht

Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar përmes një postimi në...

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të përkrahur Listën Serbe dhe Slavko Simiqin për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si kontradiktor dhe hipokrit.

Sipas Miftarajt, për një vit me radhë, LVV dhe mbështetësit e saj kanë etiketuar si “tradhtarë” të gjithë ata që kanë kërkuar zbatimin e Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, ndërsa sot kanë vepruar ndryshe.

“Sot e njëjta parti harroi krejt parimet e saj të bazuara në gënjeshtra dhe mashtrime publike në emër të patriotizmit fals dhe me votat e saj votoi Listën Serbe dhe Slavko Simiqin nënkryetar të Kuvendit të Kosovës,” ka shkruar Miftaraj.

Ai ka ngritur edhe pikëpyetje për qëndrimet e mëhershme të kryeministrit Albin Kurti dhe LVV-së ndaj Listës Serbe, duke kujtuar sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“LVV dhe Albin Kurti sot do duhej të na tregonin se Lista Serbe a është terroriste, siç është aluduar më herët? Ata e cenuan dialogun strategjik me SHBA-në duke sulmuar Gjykatën Kushtetuese për Listën Serbe, ndërsa sot e votuan njëzëri,” thekson Miftaraj.

Në reagimin e tij, ai shton se një vit i tërë është humbur, sipas tij, “me rrena në emër të patriotizmit”, për të përfunduar me bashkëpunim politik me Listën Serbe.

“Me fjalë të tjera, na humbën një vit dhe në fund përfunduan duke vallëzuar me Listën Serbe dhe Slavko Simiqin,” ka shkruar Miftaraj.

Në fund, ai ka uruar konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe ka shprehur shpresën që qeveria e re të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Të Fundit

Sport

ShowBiz