Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shtroi të mërkurën në Pallatin e Brigadave një darkë iftari me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Të pranishëm ishin kreu i Bashkësisë Myslimane Shqiptare, Haxhi Skënder Bruçaj, udhëheqës fetarë dhe shpirtëror të bashkësive shqiptare, ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë, teologë dhe personalitete të ndryshme.
“Ju falënderoj përzemërsisht për praninë tuaj në këtë mbrëmje iftari, për të ndarë së bashku nderimin për Muajin e bekuar të Ramazanit! Si çdo festë fetare te ne, Muaji i Ramazanit është një mundësi, në të cilën shqiptarët shprehin vlerësimin ndaj Zotit, si dhe vëllazërimin, mirëkuptimin dhe harmoninë ndërfetare që ekziston në Shqipëri. Në këtë ditë të 15 të iftarit do të doja së pari t’iu uroja të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të mbarë, dhe të vlerësoj sakrificën e tyre në përkushtimin ndaj Zotit, si dhe ndaj vlerave humane. Ramazani është muaji i mirëkuptimit, paqes dhe i mëshirës hyjnore”.
Lexo edheSkandali me pijen energjike që po trondit Maqedoninë, ka prekur fëmijët















