BallinaShqiptareMësuesi shqiptar që ec dy orë këmbë për gjashtë nxënës

Mësuesi shqiptar që ec dy orë këmbë për gjashtë nxënës

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

“Shkoj dy orë në ditë vajtje-ardhje në këmbë. Rri në fshat por jam i detyruar të bëj një rrugë të vështirë në çdo lloj situate, borë, shi…”, e nis rrëfimin e tij mësuesi Veiz Qosja.

Ai është 61 vjeç dhe ende e bën çdo ditë me këmbë rrugën për të mbërritur në fshatin Plangaricë të Elbasanit, ku punon mësues. Vetë ka 9 fëmijë ndërsa gjithë jetën e tij ja ka kushtuar edukimit të mijëra të tjerëve.

“Kënaqësia është e paparë, e kam pasur pasion. Vitet bëjnë të vetën por dëshira vazhdon. Mundohemi ta shmangim, lodhjen sakrifice”, thotë mësues Qosja.

Me kalimin e viteve, fshatrat u zbrazën dhe mësues Veizin e presin gjithnjë e më pak nxënës, por përkushtimi nuk ka ndryshuar dhe misioni i tij mbetet i njëjtë.

“Kjo nuk ndodh se jemi vetë prind dhe fëmijët që paraqiten, qoftë 10, qoftë 5, puna është e njëjtë. Mbi të gjitha është humanizëm”, tha mësues Veizi./tch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz