Mësuesi në Shqipëri pëson infarkt pas procesit mësimor, humb jetën
dp

Lexo edheMinistrja Pacolli akuzon opozitën se po do zgjedhje: Ne nuk jemi të interesuar, prapë se prapë do të jemi në një situatë të njëjtë

Një mësues nga rrethi i Devollit ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në fshatin Marjan të Bashkisë Maliq.
Sipas informacioneve, 55 vjeçari A.B u gjet i pajetë në rrugë pas përfundimit të procesit mësimor, ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt teksa ishte duke shkuar drejt automjetit, shkruan abcnews.al.
Raportohet se mësuesi vuante nga probleme shëndetësore dhe përshkonte çdo ditë rreth 20 kilometra në këmbë për të shkuar në shkollë.

Lexo edheMinistrja Pacolli akuzon opozitën se po do zgjedhje: Ne nuk jemi të interesuar, prapë se prapë do të jemi në një situatë të njëjtë
Pas mungesës së tij në banesë, familjarët njoftuan policinë, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për ekzaminime të mëtejshme, për shkak edhe të distancës dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë.