back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajme“Messi i Shqipërisë” mbetet pa asgjë!

“Messi i Shqipërisë” mbetet pa asgjë!

Të ngjajshme

A ofron Zvicra mbrojtje specifike për punonjëset shtatzëna?

Nëse jeni duke pritur një fëmijë, punëdhënësi juaj zviceran...

“Sirena blu”, Oriola sjell pozat magjike të verës

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr sërish...

Pas dënimit me tetë vite e pesë muaj nga drejtësia italiane, në korrik të këtij, narkotrafikantit shqiptar, Bledar Pejana, Guardia di Finanza e Breshias ia konfiskoi pasuritë e paluajtshme dhe shumat e parave në emër të tij që arrinin vlerën e një milion eurove.

Pejana, i pagëzuar në mediat italiane me nofkën “Messi i Shqipërisë”, prej ngjashmërisë së tij me yllin argjentinas të futbollit, u kishte shpëtuar prangave disa herë, por u arrestua në Holandë në vitin 2014 dhe më pas u ekstradua në Itali.

Përpara se ta kapte, Policia sekuestroi edhe një automjet luksoz, Range Roves, me vlerë 100 mijë euro, në pronësi të shqiptarit, ndërsa ky i fundit u arratis për herë të fundit për në veri të Evropës.

Sipas hetuesve në vendin fqinj, ai ishte në krye të një organizate të trafikut të drogës që importonte nga Amerika e Jugut në Itali, më shumë se 200 kg kokainë në muaj.

Shqiptari shfrytëzonte lidhjet e tij në Lisbonë dhe Madrid për të futur drogën në Europë. /TV Klan/

messi-shqiptar

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz