BallinaLajmeMësohet sa para ka fituar Frashër Demaj në projektin e librave të...

Mësohet sa para ka fituar Frashër Demaj në projektin e librave të historisë alternative, ku thuhet se Reçaku është “incident”

Të ngjajshme

Inter e konfirmon agjendën për festimet e Scudettos dhe Kupës

Interi ka konfirmuar se do të mbajë një festë...

Moti për të dielën

Meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vranët me intervale me...

Abdixhiku ndan video nga takimi me strukturat në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Evropa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Televizioni shtetëror iranian ka deklaruar se disa vende evropiane...

Deputeti dhe historiani, Frashër Demaj është përfshirë në debatin e fundit për një libër ku një nga citatet në këtë libër e quan masakrën e Reçakut “incident”.

Demaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ndaj tij po bëhet një luftë speciale në lidhje me debatin e fundit se si ai i është referuar masakrës së Reçakut.

Ai thotë se në atë libër masakrën e Reçakut “inicident” e quan gazeta serbe “Vreme”, ndërsa shton se në dokumentet e tij ai masakrës së Reçakut i është referuar “masakër e Reçakut”.

“Çdo falsifikim dhe gënjeshtër që është lansuar i demantojnë dokumentet që i kam dërguar unë për botim. Unë nuk mbajë përgjegjësi për përgatitjen [teknike] e librit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Historiani thotë se ai nuk ka mundur t’i imponojë redaksisë çfarë të tjerët do të botojnë, por thotë se merr përgjegjësi vetëm për materialet që ai i ka dërguar.“Ekskluziviteti i botimit është i redaksisë. Ne nuk mund t’i imponohemi çfarë ata të botojnë”.

Demaj thotë se botimi i librit që tashmë po përfolët është sponsorizuar nga Këshilli i Evropës dhe aty janë përfshirë shumë shtete.

“Kosova e ka pasur vetëm një zgjedhje. Të pranojë apo jo të përfshihet në historinë e shteteve të Evropës Juglindore”.

Historiani thotë se është kompensuar financiarisht për kontributin në këtë libër, por sipas tij e gjithë shuma nuk është më tepër se 1,900 euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz